Ulet çmimi i gazit, shkon drejt stabilitetit para luftës në Ukrainë një vit më parë
Pas një viti të krizës prej sulmit që Rusia ndërmori në Ukraine, çmimi i karburanteve duket se po shkon drejt stabilitetit.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se çmimi i gazit natyror në Evropë ka rënë në nivelin e tij më të ulët që prej 24 shkurtit të vitit të shkuar.
Madje tregtimi i gazit është me 5% ose me 50 Euro për megavat orë më i ulëti që kur Moska vendosi të kufizojë furnizimin e Evropës.
Rënia e çmimeve do të zvogëlojë më tej rrezikun e një recesioni në Evropë.
Çmimet janë ulur nga moti jashtëzakonisht i ngrohtë këtë dimër, si dhe nga përpjekjet e shumta të rajonit për të kursyer gazin, për të gjetur furnizues alternativë dhe për të mbushur depozitat.
Objektet e magazinimit në të gjithë Bashkimin Evropian aktualisht janë në nivelin 65% dhe kjo është më shumë se 45% që BE-ja ka mesatarisht.
Blloku ka rritur gjithashtu importet e gazit natyror të tubacionit nga Norvegjia dhe të gazit natyror të lëngshëm kryesisht nga Shtetet e Bashkuara dhe Katari.
Çmimet e gazit verën e kaluar ishin aq të shtrenjta saqë ishin të barasvlershme me gati 500 dollarë për fuçi naftë.
