Shtrenjtimi i bulmetit/ Reflektimi i çmimit të ri në tregun e Tiranës
Nga Nertila Dosti Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2023, 12:59
Këtë 15 shkurt u paralajmërua hyrja në fuqi e rritjes së çmimit të bulmetit të prodhuar qumështi i dhisë dhe i deles.
Gazetarja Nertila Dosti ka kryer një vëzhgim në tregun e Tiranës, duke evidentuar dhe çmimin që po përballen sot konsumatorët.
Për "Ora News" tregtarët e pakicës konfirmuan një rritje të çmimeve të të gjitha produkteve të bulmetit.
Ndërkaq prej gati një viti, nga nisja e luftës në Ukrainë, shqiptarët po përballen me rritje të vazhdueshme të çmimeve.