1500 kg i djathit, abuzime dhe me cilësinë, po konsumojmë "sapun"
Kjo listë çmimesh për bulmetin e prodhuar nga qumështi i dhisë dhe i deles hyri në fuqi për tregtarët këtë 15 shkurt, por shumica prej tyre nuk i kanë reflektuar që ditën e parë çmimet e rritura.
Në një pjesë të konsiderueshme të dyqaneve në kryeqytet djathi vijon të shitet me 1 mijë deri në 1 mijë e 100 lekë ndërsa gjalpi me rreth 1 mijë e 300 lekë.
Jashtë kamerës tregtarët thonë se çmimet në ditët e ardhshme do të shtrenjtohen me 200 deri 300 lekë për kilogram.
Vetëm një kompani ka njoftuar për shtrenjtim produktesh por Hasan Stafa nga Qendra Kombëtare për Mbrojtjen e Konsumatorit ngre alarmin se mund të ketë abuzime edhe nga kompani të tjera.
"Përmes kësaj mund të spekulojnë. Nuk çon vetëm një produkt, fabrika ka djathë lope, djathë dhie, djathë delje, ka qumështin, ajkën, kosin, gjizën. Është një rrugë për ti hapur mundësi spekulimeve të mëtejshme."
Sipas tij kompanitë e përpunimit të qumështit nuk kanë arsye të rrisin çmimet.
"Prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit çfarë kërkojnë më tepër, çfarë fitimesh duan më tepër se kanë marrë. Sot një litër naftë është 190 lekë dhe jo 245-260 lekë që ishte para 2 muaj e gjysmë. Kushtet janë për ta ulur pak."
Por çmimet duket se nuk justifikojnë cilësinë e bulmetit, që përbën një tjetër shqetësim për blerësit.
Në dy muaj pranë Qendrës së Mbrojtjes së Konsumatorit kanë mbërritur 124 ankesa.
"Përdorin stimulant dhe deklarimin e bëjnë ndryshe."
Në një vit çmimet e bulmetit u shtrenjtuan me gati 60%.
Abuzim e cilësojnë këtë rritje shoqatat që mbrojnë të drejtat e konsumatorit e kërkojnë nga institucionet monitorime në tregje.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
