Kishte ngjallur mister prej kohësh, shkencëtarët hedhin poshtë ekzistencën e sirenës, ishte e rreme
A kanë ekzistuar dhe a ka ende sirena. Një pyetje e tillë ngjall jo pak mister, aq më shumë kur raportohet se një e tillë e mumifikuar ka qëndruar në një qytet japonez
Por janë shkencëtarët që kanë rrëzuar ekzistencën e saj. Pas testeve dhe skanimeve ka rezultuar se dhe ajo ishte e rreme, madje as më shumë e as më pak por e krijuar në të shumtën e saj me karton.
Krijesa 30 cm besohej se u kap në Oqeanin Paqësor pranë ishullit japonez të Shikoku midis 1736 dhe 1741.
Prej asaj kohe është mbajtur në tempull ndërsa prej fytyrës, dhëmbët me majë, dy duar dhe flokë në kokë ajo ka një pamje të frikshme njerëzore. Me bishtin në fund duket më shumë si një peshk sesa një njeri.
Vendasit e kanë adhuruar krijesën misterioze prej vitesh, duke besuar se ajo i jep pavdekësi kujtdo që shijon mishin e saj.
vitin e kaluar, studiuesit nga Universiteti i Shkencës dhe Arteve Kurashiki e morën mumjen për teste dhe skanime CT në një përpjekje për të zbuluar sekretet e saj. Dhe tani ata kanë zbuluar se krijesa është krejtësisht artificiale, e bërë në fund të viteve 1800.
Rezultati tregoi se ajo është krijuar prej letre, pëlhure dhe pambuku. Shkencëtarët thanë se gjysma e poshtme e trupit është bërë nga bishti i një peshku.
Nofulla dhe dhëmbët e tij vijnë nga një peshk dhe "flokët" në kokë nga një gjitar, zbuluan studiuesit.
