Informaliteti, taksistët në Shkodër në protestë: Mjetet pa dokumenta po veprojnë në të gjithë qytetin!

Taksistët e liçensuar 4+1 në Shkodër zhvilluan mëngjesin e lkësaj të premte një protestë, kundër informalitetit që po rritet në këtë aktivitet.

Para kamerave ata u shprehën se edhe pse kanë protestuar disa herë, ende nuk është marrë asnjë masë nga policia apo krimi ekonomik.

“Shërbimi taksi ka shumë probleme. E para është informaliteti, mjetet që shëbejnë pa dokumenta, pa licensë.

Është i vetmi qytet që veprojnë makinat që shërbejnë taksi pa dokumenta.

Kjo është skandaloze që ka grabëlluar qytetin. E gjithë qendra është e mbushur me mjete që bëjnë transportin publik pa licensë.

E dyta informaliteti brenda llojit. Ne kemi shkuar i jemi drejtuar bashkisë, nuk kemi marrë zgjidhje, kemi shkuar edhe te drejtori rajonal i tatim-taksave, kemi bërë shkresë për t’u takaur me drejtorin e policisë, zotin Hodo, nuk na ka ardhur përgjigja”, u shprehën taksistët e Shkodrës.