“Gërdeci”/ Nuk mund ta gjykonte dy herë Fatmir Mediun, jep dorëheqjen gjyqtari i SPAK, Erjon Çela
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2023, 15:02
Erjon Çela, i cili ishte zgjedhur si gjyqtar i seancës paraprake për të gjykuar veprimet e prokurorisë SPAK për çështjen ndaj ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, ka dhënë dorëheqjen.
Gazetari Elton Qyno raporton se shkak për dorëheqjen e tij, është bërë gjykimi njëherë i kësaj çështje, për të cilën gjyqtari i Posaçëm Erjon Çela, kishte dhënë mendim juridik se dosja nuk duhet të hapet për shkak të parashkrimit të veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Nisur nga kjo situatë seanca gjyqësore është shtyrë, dhe për pasojë pritet që javën e ardhshme pritet që gjyqtari Çela, të zëvendësohet me një gjykatës tjetër.
