Vasili: Sot kuptuam se Rama ka frikë nga komisioni “McGonigal”, socialistët e hanë turpin me bukë

Përmes një postimi në Facebook, nënkryetari i PL-së, Petrit Vasili shkruan se sot u kuptua se Rama ka frikë nga komisioni hetimor McGonigal.

Ai tha se rilindasit e hanë turpin me bukë dhe rrinë si pula përballë atyre që thotë Rama në kuvend, por kërkojnë etikë nga opozita.

Vasili: Sot ne Kuvend te gjithë kuptuan se: Edi Rama ka tmerr nga Komisioni Hetimor për hetimin e veprimeve mafioze te tij me McGonigalin dhe pengon ne mënyrë te paligjshme ngritjen e tij, i mbështetur nga marioneta e tij Lindita Nikolla!

Rilindasit hane turpin me buke dhe rrinë si pula kur nxjerr fëlliqësira nga goja Edi Rama ne parlament dhe guxojnë e kërkojnë etike nga opozita. Edi Rama dhe rilindasit i kane futur pa fund thika pas shpine Kosovës!