Elda Hoti: Ky parlament ka dalë nga shinat e normalitetit, nuk do të ndalemi derisa Rama të largohet
Deputetja e PD-së Elda Hoti në një intervistë për Ora Neës me gazetarin Everest Dedaj tha se "Ne nuk mund të sillemi sikur jemi në një normalitet sepse ky parlament ka dalë nga shinat e normalitetit, sjellja jonë nuk mud të jetë ndryshe".
Sipas saj kjo maxhorancë po bën bën gjith135ka për ti mbyllur gojën opozitës por nga ana tjetër "Kryeministri si një buracak që është ka frikë të përballet me të vërtetën".
Elda Hoti: Kjo maxhorancë po bën çdo gjë për ti mbyllur gojën opozitës. Kemi një kryeministër që ka frikë të përballet me të vërtetën se e di mirë llumin në të cilin është zhytyr. Ne nuk mund të sillemi sikur jemi në një normalitet sepse ky parlament ka dalë nga shinat e normalitetit, sjellja jonë nuk mud të jetë ndryshe. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Çështja McGonigal është një ndër çështjet më të mëdha dhe nuk mudn të sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ne nuk do të ndalemi derisa Edi Rama të largohet. Opozita nuk mudn të jetë fasad dhe nuk do të pranojë të jetë fasadë. Kemi bllokuar seancën se na është mohuar e drejta e fjalës. Kryeministri si një buracak që është ka frikë të përballet me të vërtetën.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
