1 vit luftë/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri: Zelenksy ka paraqitur planin e paqes. Pas luftës, do njohim Kosovën
Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë ka thënë se në prag të një vjetorit të nisjes së pushtimit rus mbi vendin e tij, Presidenti Zelensky ka paraqitur planin e paqes. Sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Ukraina, ambasadori tha se një gjë e tillë mund të ndodhë pas luftës.
Teksa jemi pranë 1 vjetorit të nisjes së pushtimit të gjerë rus në Ukrainë, situata atje është e vështirë dhe e ndërlikuar.
Ambasadori ukrainas në vendin tonë Volodymyr Shukrov tha se presidenti Zelensky ka paraqitur formulën e tij të paqes me 10 pika, por që ukraiansit janë gati që të rikthejnë çdo pjesë të pushtuar nga agresorët rusë.
Shkurov: "Pas pak ditësh është 1 vjetori i lufës dhe jemi duke u përgatitur për përvjetorin. Nga ana tjetër ju e dini qe është propozuar nga presidenti Zelensky edhe formula e paqes me 10 pika kryesore por nga ana tjetër janë edhe divizionet, batalionet që janë duke u përgatitur për të sulmuar.
Nje situatë shumë e ndërlikuar është aktualisht. Nëse flasim edhe për gjysmën e Ukrainës, zona që kanë qenë të okupuara nga rusët tani janë të çliruara. Tani na ngelet edhe një pjesë tjetër për tu çliruar. Zona e frontit është 1500 km aktualisht, është një linjë shumë e gjerë por ne jemi gati të rikthejmë edhe territoret e tjera të Ukrainës".
Në ditën e pavarësisë së Kosovës, përfaqësuesi diplomatik i Kievit zyrtar në Shqipëri, tha se pas luftës Ukraina ka në plan të merret me Kosovën, duke nënkuptuar një njohje të mundshme.
Shkurov: "E dimë këtë situatë por Ukraina sot ndodhet në zjarrin e luftës dhe pasi të dalim nga kjo luftë, mund t’iu rikthehemi temave të tjera. Sot për sot gjëja më e rëndësishme është të fitojmë luftën dhe të dalim nga ky tmerr, Kosova do të jetë hapi i dytë".
Nga Korça Ambasadori Shkurov vlerësoj edhe një herë rolin e Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare dhe ndihmën që Shqipëria i ka ofruar Ukrainës.


