Berisha: Do ta krijojmë komisionin dhe Rama do të shkojë në burg ku është McGonigal
Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se opozita do ta krijojë Komisionin Hetimor dhe Rama do të shkojë në burg, aty ku ndodhet dhe miku i tij McGonigal.
“Ky artikull i kësaj gazete është botuar fjalë për fjalë në gazetën e Pentagonit. Ky artikull, është përzgjedhur për t’u ribotuar.
Sikundër gazeta tjetër e madhe New Yourk Post. Ndërsa CNN flet për marrëdhënie të fshehta mes Ramës e McGonigal. E kuptoni se është e qartë. Dhe ai i quan kazan. Ai doli mbrëmë dhe mbrojti McGonigal.
Çfarë donte ai që shtrohej me pilaf në restorantet e Tiranës. Edi Rama i përgjigjej; ajo është puna e FBI-së. Kundërshtoi në mënyre më absurde gjobvënien e tij. Tha" Nuk është e vërtetë. Për çfarë e përdori ai intervistën?
Për të mbrojtur veten dhe McGonigal. E ka përdorur vendin e vetë ka përdorur agjencisë për interesa private, ka prerë gjoba.
Ndaj Komisioni është jetik. Do e krijojmë komisionin. Edi Rama, McGonigal është në burg, Rama duhet të shkojë në burg. McGonigal është në burg për çështjen në Shqipëri.
Edi Rama s’mund të rrijë. Ndaj iu bëj thirrje qytetarëve që të bashkohen dhe të ndahen nga kjo e keqe e madhe”, tha Berisha.