Berisha thirrje gazetarëve: Mos pranoni në studio një kriminel, do ketë protesta të fuqishme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2023, 12:39
Kreu i PD-së Sali Berisha u ka bërë thirrje gazetarëve të mos pranojnë kryeministrin Rama në emisionet e tyre, pasi në të kundërt në këto protesta do të bëhen protesta të fuqishme.
"Ju bëj thirrje gazetarëve mos pranonui në studio një njeri që shkel kushtetutën, ligjet e vendit. Mos i shndërroni studiot në "rifuggio" të këtij mëkatari që se ka parë ndonjëherë Shqipëria.
Ju garantoj se në cdo studio që do të shkojë do të montohen protestat më të fuqishme. Flakë për flakë.
Kudo që të shkojë, ne do të bëjmë protesta. Si mund të merrni në studio një kriminel para se të shkojë para drejtësisë," tha ai.
