Yuri Kim në Kryesinë e Kuvendit, shoqëron Përfaqësuesin Special të SHBA-së
Ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit.
Arsyeja e vizitës së ambasadores është takimi me kryetarët dhe nënkryetarët e Komisionit të Integrimit të Jashtëm dhe Ekonomisë.
Burime për Ora News bëjnë me dije se ajo shoqëron Përfaqësuesin Special të SHBA-së Dilawar Syed i cili ndodhet në Tiranë për të takuar zyrtarë të lartë dhe komunitetine biznesit për partneritetin SHBA-Shqipëri.
"Shkëlqyeshëm të jesh në Tiranë. Do të takohem me zyrtarë të lartë dhe komunitetin e biznesit për të eksploruar se si ne e rrisim partneritetin tregtar SHBA-Shqipëri," shkroi ai në Twitter.
Pershendetje, Shqiperia!
— Special Representative Dilawar Syed (@BizAtState) February 16, 2023
Great to be in Tirana. I will be meeting with senior officials and business community to explore how we grow U.S.-Albania commercial partnership.
???????????????? pic.twitter.com/6dy44zLqis