Koti: Rama fshihet nga e vërteta, nuk e kemi të garantuar nëse do të jetë në parlament më 2 Mars
Sorina Koti deputete e PD-së në një intervistë për Ora News me gazetaren Besmira Pelushaj tha se nuk është e garantuar nëse Rama do të jetë në "parlament më 2 Mars pasi dhe herën e kaluar u miratua dhe ai nuk e zhvilloi".
Sipas Kotit "Kryeministri i trembet çdo lloj deklarate qoftë publike qoftë jopublike".
Sorina Koti: Data 2 mars nuk është data që ne kemi kërkuar për interpelancë me kryeministrin. Miratimi i datës 2 është bërë me votën e maxhorancës. Nuk ka qenë në konsensus me PD dhe me kërkesat tona. Ne nuk e kemi të garantuar nëse Rama do të jetë në parlament më 2 Mars pasi dhe herën e kaluar u miratua dhe ai nuk e zhvilloi. Kjo ka qenë një alibi për të shtyrë debatine interpelancën, është fshehje e kryeministrit nga e vërteta. Kryeministri i trembet çdo lloj deklarate qoftë publike qoftë jopublike. Ai nuk do të përballet me përfaqësuesit e populit që janë në parlament. Për sa kohë parlamenti nuk funksionon ne do të bllokojmë foltoren dhe do të vijojmë me protestat.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
