Fshatrat e Selenicës pa rrugë, banorët: Na kanë harruar, nëse nuk investohet do të ikin të gjithë

Në rrugët e fshatrave të Selenicës nuk është investuar prej dekadash. Banorët që ndihen të harruar kërkojnë të ndërhyhet sa më shpejt në të kundërt edhe ata që kanë mbetur do të detyrohen t`i braktisin fshatrat.

Fshatrat e Bashkisë së Selenicës vijojnë të mbeten jashtë vëmendjes së pushtetit vendor.

Në rrugën që lidh tre fshatra Gumenicë, Mazhar e Lapardha nuk është vënë dorë prej vitesh.

Banorët tregojnë se kjo rrugë është ndërtuar gjatë sistemit të diktaturës e prej asaj kohë në të nuk është investuar kurrë.

"Kanë hedhur një makinë zhavorr aty dhe e kanë bërë ibret rrugën, më keq.

Vijnë me një rrul, e kruajnë dhe e bëjnë më keq e ikin. Kaq," thonë banorët.

Në Lapardha banorët e kanë shtruar vetë një pjesë të rrugës.

"Te Lapardhaja, gjysmën e kanë bërë vetë si fshat, nga 50 mijë lekë për shtëpi," tha një banor.

Shoferët thonë se mjetet u janë dëmtuar rëndë.

"Kjo është rruga e Igumenicës, ku nuk është dorë për 30 vjet me rradhë. Dhe kur kemi një hall, kur sëmuret dikush, nuk arrijmë dot në kohë. Makina ime duhet të shkojë një herë në dy muaj në servis," tha një banor.

Probleme kanë edhe me ujin e mbeturinat.

"Mbeturinat merr aty e hidh aty," tha ai.

Nëse nuk investohet thonë se fshatrat do t`i braktisin edhe ata pak banorë që kanë mbetur.

Fshatrat e Selenicës pa rrugë, banorët: Na kanë harruar,