Korrupsioni me patentat, dy policët e Rrugores pjesë e grupit të efektivit që u arrestua në dhjetor

Zbardhen detaje të reja nga arrestimi i dy efektivëve të Rrugores në Tiranë.

Procedimi i nisur nga SPAK e ka gjenezën që në dhjetor të vitit 2022 ku u arrestu Eduard Caka si sekser dhe polici Alkid Ndreu.

Ky i fundit ishte anëtar i komisionit të gjobave në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës. Polici i mori 70 mijë lekë të reja një gruaje në këmbim të patentës, e cila i ishte pezulluar për tre muaj. 

Sipas SPAK pjesë e këtij grupi janë edhe 2 zyrtarët e arrestuar këtë të enjte,  Eljo Picoku, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe Amarildo Lika, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.