Sofra Tiranase, Shoqata Tirana organizon edicionin e 31-të, Tafaj: U hapim dyert të gjithë shqiptarëve

Shoqata Tirana organizoi edicionin e 31 të Sofrës Tiranase, duke bërë bashkë shqiptarë nga të gjitha trevat.  Të pranishmit uruan si për 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, edhe për 103 vjetorin e Tiranës Kryeqytet, duke theksuar se kjo është kryeqendra e shqiptarisë.

Sofra Tiranase di të bëjë bashkë shqiptarët nga të gjitha trevat.  Në edicionin  e 31,  shoqata Tirana u kujdes që të pranishmit të përfaqësonin denjësisht  shqiptarët e çdo krahine.

Tirana ka dhënë kontribut të rëndësishme në shumë ngjarje historike të shqiptarëve, ajo,  thotë Arben Tafaj, u ka hapur dyert të gjithë bashkëkombësve. 

Duke vlerësuar organizimin, ish-presidenti Bamir Topi shprehet se, Ndryshe nga politika, sofra tiranase, di të bëjë bashkë shqiptarët, pavarësisht përkatësive,  

Tirana është kryeqyteti i shqiptarisë, thotë nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi.

Përfaqësues të Luginës së Preshevës nuk i fshehën emocionet  dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet, ndërsa shfrytëzuan rastin të  uronin 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe 103 vjetorin e Tiranës kryeqytet.

Në natën e sofrës Tiranase nuk munguan këngët dhe vallet të cilat e bënë atmosferën edhe më të veçantë.

Gjatë mbrëmjes nuk munguan as çmimet për personazhe që kanë dhënë kontribut të çmuar në fushën ekonomike, sociale dhe kulturore të vendit.