Festojnë pavarësinë e Kosovës në Shqipëri, fluks mjetesh në pikën kufitare të Morinës

Fluks i jashtëzakonshëm qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë.

Mijëra qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur Shqipërinë për të festuar 15 vjetorin e pavarësisë.

Rruga e Kombit dhe dogana e Morinës janë përballur me këtë fluks që në orët e para të ditës.

Policia kufitare ka zbatuar protokollin e kalimeve pa kontrolle për shkak të këtij fluksi duke shmangur radhët në kufi.