Dështon edhe raundi i dytë i zgjedhjes së Kryetares së "Kushtetueses"
Ka dështuar për herë të dytë raundi i zgjedhjes së Kryetares në Gjykatën Kushtetuese për shkak se kandidatet kanë marrë vota të barabarta.
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e tretë të votimit në datën 20 shkurt 2023, ora 10:00.
Në garë janë Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Holta Zaçaj.
Njoftim për shtyp
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të parashikimeve ligjore, zhvilloi sot më 17 shkurt 2023 raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Në përfundim të procesit të votimit sërish asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash. Rezultati i votimit ishte:
1. Fiona Papajorgji - 3 vota
2. Marjana Semini - 3 vota
3. Holta Zaçaj - 3 vota.
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e tretë të votimit në datën 20 shkurt 2023, ora 10:00.