"Flamur Golemi ngrin të moshuarit", azili në Gjirokastër pa ngrohje, ditë e natë nën batanije

Shtëpia e të moshuarve në Gjirokastër është pa ngrohje. Në këto ditë të ftohta dimri, të moshuarit thonë se janë të detyruar që të rrijnë gjithë ditën nën batanije ndërsa thonë se situate është e vështirë. Ndërkohë duket se instalimi i ngrohjes është peng i Bashkisë.

Çdo 1 tetor Flamur Golemi shkon në Shtëpinë e të Moshuarve në Gjirokastër, për të festuar ditën Ndërkombëtare të të Moshaurve.

Këto janë pamjet e datës 1 tetor 2022, ku Goelemi shkoj së bashku me regjinë e tij për t’i dhuruar lule të moshaurve.

Por teksa temperaturat kanë zbritur në disa gradë nen zero, këto kohë Shtëpia e të Moshuarve atje, nuk ka ngrohje.

Të moshuarit shprehin shqetësim për këtë situatë që nuk po gjen zgjidhje.

"Rrijmë në batanije, çfarë të bëjmë?

Kemi ftoftë, kemi bërë kërkesë drejtorit,por...

Kemi një prizë, një herë në ndizet, një herë na fiket, një herë na ftohet," thanë ata.

Edhe drejtuesi i institucionit Ylli Muho pranon situatën ndërsa thotë se pret akordimin e fondit nga Bashkia Gjirokastër, e drejtuar nga Flamur Golemi.

"Deri më sot, është zgjedhur ndër vite në mënyrën primitive, me ngrohëse të vegjël, jashtë çdo standarti, që rrezikon të digjen dhe të na marrë historia dhe nuk arrin që ta ngrohë dhe than ajrin," tha ai.

Shtëpia e të Moshuarve në Gjiroaktër prej vitesh po përballet me këtë problem, ndërsa deri më tani nuk është gjetur asnjë zgjidhe.

"Flamur Golemi ngrin të moshuarit", azili në