Aksident te "Uji i Ftohtë" në Vlorë, makina përplas 40-vjeçarin me motor dhe largohet

Një 40-vjeçar mbeti i plagosur në një aksident rrugor në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15, në rrugën “Murat Tërbaçi”, në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Një automjet tip “Benz”, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin D. F., 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i aksidentit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kapjen e drejtuesit të automjetit dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.