Pavarësia e Kosovës, gazetari: Shqiptarët kanë luftuar vetëm për flamurin kuq e zi e bashkimin e dy vendeve

Kosova sot feston 15 e shpalljes së pavarësisë së saj.

Megjithatë historia e saj e ka dëshmuar se kjo nuk ka qënë aspak një rrugë e lehtë për të. Megjithatë të ftuar në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora historianë e gazetarë folën mbi bashkimin etnik për të cilën flitet aq shumë dhe se sa e duan popujt e dy kombeve këtë bashkim.

"Shqiptarët kanë luftuar vetëm për flamurin kuq e zi dhe vetëm për bashkimin e  Shqipërisë dhe Kosovës," tha gazetari Renaldo Saljanji.

Historiani Ardit Bido u shpreh se tek të rinjtë sot nuk ka ndasi dhe nuk e shohin të largët distancën mes Kosovës dhe Shqipërisë.

"Tek të rinjtë mendoj se nuk shihet si e largët distanca për të ardhur në Shqipëri apo Kosovë. Një gjë e tillë nuk krijon ndasi mes vendeve dhe i bën më të afërta e të bashkuara. Mendoj se edhe shqiptarët e duan këtë lloj bashkimi," tha ai.

Gazetari Gazmend Saiti u shpreh se të gjithë janë pro bashkimit kombëtar mes dy vendeve.

"Shumica janë pro bashkimit kombëtar. Edhe babai im që sot nuk jeton ka qënë pro bashkimit kombëtar. Kalon kufirin dhe thua po pse kur ne mund të jemi një shtet," tha ai.