Goxhaj: Kosova me pavarësi të cunguar, nuk mund të marrë vendime pa aprovimin e deputetëve serbë

Dritan Goxhaj, ish-ushtarak njëherësh ish pjesëtar i UÇK-së i ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News të moderatores Sonila Musaj u shpreh se aktualisht Kosova ka një pavarësi të cunguar për arsye se Kosova vetë nuk mund të ndryshojë asnjë ligj në Kushtetutën e saj  dhe nuk mund të miratojë asnjë ligj pa votimin e deputetëve serbë në parlamentin e Kosovës.

Goxhaj tha se serbët kanë një autonomi të plotë dhe kjo pavarësi me formimin e Asociacionit do të bëhet akoma dhe më e cunguar, pra Kosova nuk do të mund ta shtrijë sovranitetin e saj mbi këtë territor nesër.