Hoxhaj: Ky është një fillim i ri për Kosovën, arritja më e madhe e shqiptarë këtë shekull

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Enver Hoxhaj, ish zv. Kryeministër u shpreh se ky është mbyllja e një kapitulli të një pushimi të gjatë të Kosovës.

Ai tha se ky është fundi i një historie shtypjeje sikurse e kemi njohur dhe fillimi i një historie të një shteti të ri sovran.

Hoxhaj: Për ne që jetojmë këtu është mbyllja e një kapitulli të një historie të gjatë pushtimi dhe të spastrimit etnik dhe të gjithë metodave që ka përdorur shteti jugosllav në raport me Kosovën. Po ashtu është hapja e një kapitulli të ri për Kosovën.

Ky është fundi i një historie shtypjeje sikurse e kemi njohur dhe fillimi i një historie të një shteti të ri sovran. Kjo është arritja më e madhe e shqiptarëve në shekullin e 21.