Haxhinasto: Pavarësia e Kosovës tregon pjekuri për shqiptarët si një popull që e do paqen

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Edmond Haxhinasto, Ish Ministër i Jashtëm u shpreh se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte një aspiratë e shqiptarëve.

Ai tha se e konfirmon kombin shqiptar si paqedashës dhe si një komb që ka pjekuri të madhe për paqe dhe ka përgjegjësi për ato që përfaqëson në një rajon në disa shtete.

Haxhinasto: Është kurorëzimi i një aspirate të popullit shqiptar. Kosova ka përjetuar një gjenocid të vazhdueshëm në të gjithë aspektet, politike, ekonomike dhe sociale në ish-jugosllavi. Kosova ka qenë një krahinë e kolonizuar, ka pasur një kolonizim modern dhe ka pasur gjenocide me Millosheviçin.

E konfirmon kombin shqiptar si paqedashës dhe si një komb që ka pjekuri të madhe për paqe dhe ka përgjegjësi për ato që përfaqëson në një rajon në disa shtete. Është një ngjarje e jashtëzakonshme me mesazhin që përfaqëson me atë që ka ndodhur.