Spahiu: Njohja e Kosovës nga 117 kombe të botës pasuri e madhe, populli të tregohet i pjekur

Nexhmedin Spahiu i ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News i drejtuar nga moderatorja Sonila Musai foli për arritjet e Kosovës në këto 15 vite.

Në fjalën e tij Spahiu tha se populli i Kosovës në 15-vjetorin e pavarësisë akoma nuk po tregohet i shumë i pjekur.

"Akoma nuk di që ta vlerësojë shtetin dhe të arriturën akoma nuk është në gjëndje të kuptojë se njohja nga 117 kombe të botës është një pasuri e madhe. Por edhe sot në Prishtinë festohet me flamurin e verdhë dhe të kaltër dhe në Mitrovicë sfidohet flamuri i Kosovës me flamurin e Shqipërisë dhe tregohet që shteti i Kosovës nuk është ai që dëshirojmë".