"15 vjet shtet i pavarur", gazetari nga Kosova tregon se si do ta festojnë këtë ditë të rëndësishme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Shkurt 2023, 08:36
Kosova sot feston 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Në një lidhje direkte për emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora Venhar Isufi na tregoi aktivitetet që do të zhvillohen sot në Kosovë dhe se si do ta festojnë ata Pavarsinë e tyre.
"Do të ngrihet flamuri ku do të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani. Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj do të jetë pjesë e ngritjes së flamurit në sheshin e Prishtinës.
Kjo është hera e parë e tij që merr pjesë në një përvjetor mjaft të rëndësishëm për vendin tonë.
Sot është një ditë feste e të gjithë duhet të festojnë pa dallim gjinie e feje," tha ai.