Beqa: Festa e Pavarësisë pa liderët e Ushtrisë Çlirimtare që sollën liri, është e mangët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2023, 20:39
Hajdar Beqa, deputet i Partisë Demokratike në Kosovë i ftuar në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai foli për personat që akuzohen në Hagë për krime lufte.
Beqa tha se lufta e UÇK-së ishte një luftë e drejtë dhe si e drejtë u mbështet nga aleatët, nga NATO por dhe nga shtetet e BE.
"Liderët janë padejtësisht në Hagë. Ata të cilët sot e mbrojnë luftën e UÇK-së në Hagë kanë sakrifikuar gjithë jetën për të ardhur deri tek liria e Kosovës dhe shpallja e Pavarësisë. Jam i sigurt që do të kthehen të lirë e më të fortë".
Ai u shpeh se Festa e Pavarësisë pa liderët e Ushtrisë Çlirimtare që sollën liri është e mangët.
