Statovci: Në 15 vite shtet Kosova ende ka shumë për të bërë, Asociacioni është kancer për vendin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shkurt 2023, 20:37
Emisioni “Epiqendër” në Ora News i moderatores Sonila Musai trajtoi këtë të enjte çështjen e Kosovës.
I ftuar në një komunikim nëpërmjet Skype profesori i shkencave akademike në Prishtinë, Bedri Statovci, foli për progresin që ka bërë Kosova në 15 vite si shtet i pavarur.
Ai tha se Kosova ka bërë mjaftueshëm, por ende ka shumë për të bërë.
Statovci e cilësoi çështjen e Asociacionit si kancer për Kosovën.
