Çejku rrëfen emocionet gjatë shpalljes së Pavarësisë së Kosovës: Ishte një moment historik
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Arben Çejku, ish-Ambasador u shpreh se kanë kaluar 15 vite, dhe duken se 15 minuta nga emocionet e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Ai tha se ai ishte i pranishëm në atë ditë dhe se ka ndjerë një emocion historik për një fitore të madhe të kombit shqiptar.
Çejku: Kanë kaluar 15 vite, dhe duken se 15 minuta se emocionet e asaj dite janë të pashlyeshme. Duhet të kishte një përfaqësi nga shqipëri në nivelin më të lartë, por sikurse e dimë shpallja e pavarësisë u koordinuar me faktonin e ndërkombëtar, dhe anashkaluan ardhjen e personaliteteve, dhe u la që të bëhej me personalitetet që ishin në Prishtinë.
Isha i pranishëm në atë moment historik. Kur në kuvend e Kosovën po shpaloseshin simbolet brenda vetës time ndjeva një emocion historik që po arrimë një fitore të madhe, ama jemi dy vëllezër në të njëjtin oborr, por jo të njëjtën shtëpi.
