La gjithçka për t'ju shërbyer kafshëve, animalistja: Më ka mërzitur mosbashkëpunimi i bashkisë së Durrësit e Fierit

Gjinovefa Hasanaj menaxhon kafshët e rrugës në Shqipëri.

Në emisionin "Jeto me Orën" në RTV Ora Gjinovefa Hasanaj  tregoi se si filloi të kujdesej për kafshët dhe sfidat me të cilat i është dashur të përballej në këtë punë.

Gjinovefa thotë se "Kafsha i përket jetës sonë dhe mund të na japë shumë gjëra".

Gjinovefa Hasanaj: Në vitin 2015 themelova një organizatë në Zvicër për të bërë një ndryshim sa më shumë dhe për t'ju dhënë mundësi popullit shqiptar të njohin atë që njoha unë. Kafsha i përket jetës sonë dhe mund të na japë shumë gjëra. Pikësynimet e para ka qenë kastrimi, sterilizimi dhe  vaksinimi. Kemi kastruar e sterilizuar shumë kafshë. Sensibilizimi është një element tjetër, nuk duhet ta evitojmë por ta respektojmë e ta kemi pjesë të jetës sonë kafshën. Burri im më mbështet në çdo meoment dhe shumë njërëz të tjerë që japin kontributin e tyre.

Cilat janë vështirësitë që keni ndeshur në Shqipëri?

Gjinovefa Hasanaj: Sfidat kanë qenë moskuptimi në komunikim dhe ka pasur mosmikpritje në bashkitë ku punoj Durrës dhe Fieri. Është një gjë që i përket atyre ta bëjnë dhe po e bëjmë ne por prisja një komunikim tjetër dhe reagim tjetër. Kjo më ka mërzitur shumë. Më vjen keq që bashkitë nuk shikojnë që kjo problematikë është e tyre dhe duhet shikuar, pasi ndikon dhe në turizëm.

"Do të donim shumë që shteti shqiptar ta marrë seriozisht këtë punë. Duhet të merret si dëtyrë e rëndësishme zbatimi i gjigjit për mbrojtjen e kafshëve."