Video-mesazhi "i frikshëm" i Shakirës për Pique: Më mirë të jem në burg se sa vetëm…Mund të vras ​​ish-in tim!

Shakira vazhdon të thumbojë ish-in e saj, Gerard Pique.

Ylli kolumbian, këtë herë shfaqet nga kuzhina e shtëpisë së saj, në klipin që ka postuar në Instagram. Shakira shihet duke pastruar dyshemenë teksa këndon tekste… me shumë kuptim!

“Mund të vras ​​ish-in tim,” këndon ajo, duke sinkronizuar këngën e SZA “Kill Bill” teksa pastron kuzhinën e saj. Pjesa e veçantë, e cila është bërë virale në TikTok, i referohet një gruaje që kërkon hakmarrje ndaj ish-it të saj.

Në video dëgjohet Shakira 46-vjeçare duke kënduar.

“Unë mund të vras ​​ish-in tim. Unë ende e dua atë. Më mirë të jem në burg sesa vetëm, i bëra të gjitha nga dashuria”, vazhdoi ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shakira (@shakira)

Postimi vjen vetëm pak ditë pas bujës që shkaktoi një video ku shihet ish-futbollisti duke i lënë djemtë e tij duke pritur në shi.

Një nga paparacët që rrinte jashtë shtëpisë së Shakira-s i pa dy djemtë e vegjël që prisnin në shi, pak pasi babai i tyre i zbriti në një distancë të shkurtër nga shtëpia e nënës së tyre.

Europa Press ka shpërndarë një video ku shfaqen dy fëmijët duke zbritur nga makina e Piques për të hyrë në shtëpinë e nënës së tyre. Mirëpo, atyre u është dashur të presin shumë për të hyrë në shtëpi dhe për pasojë janë lagur mjaft nga moti i keq, pasi në Barcelonë binte shi dhe erë.