Jennifer Lopez dhe Ben Affleck festuan Shën Valentinin me një tatuazh dedikuar njëri-tjetrit

Ata janë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit dhe nuk e fshehin. 

Jennifer Lopez  dhe Ben Affleck - të cilët u bashkuan me lidhjet e shenjta të martesës gushtin e kaluar - festuan ditën e Shën Valentinit për herë të parë si çift i martuar duke bërë të njëjtin tatuazh.

"Angazhimi. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar aktorja 53-vjeçare një seri fotosh të bukura në Instagram.

Në foton e parë, Jennifer Lopez ka treguar tatuazhin e saj të ri, i cili përmban një simbol të pafundësisë dhe një shigjetë me inicialet e tyre. Affleck gjithashtu ka të njëjtin tatuazh.

Lopez ndau edhe një sërë fotosh me bashkëshortin e saj ku të dy tregojnë se sa të dashuruar janë.