Bozdo: Rama i ka duart të përlyera në kavanozin e marmalatës, protestat kundër tij
Anëtari i kryesisë së PD-së Eno Bozdo në një intervistë për RTV Ora me gazetaren Besmira Pelushaj tha se aksioni opozitar për të "çrrënjosur Edi Ramën nga pushteti që ka kapur me kthetra, me këmbë e me duar e me gjithçka, sapo ka nisur".
Sipas tij "kjo protestë është kundër atij që ka ideuar skenarin e asgjesimit të opozitës prej vitesh".
Eno Bozdo: Aksioni opozitar sapo ka nisur, për të çrrënjosur Edi Ramën nga pushteti që ka kapur me kthetra, me këmbë e me duar e me gjithçka. Ne e kemi theksuar se faktet e fundit tregojnë për një skenar për asgjesimin e opozitës. Kjo ka ndodhur me kapjen peng të opozitës së dikurshme, me kapjen nga Rama të ish zyrtarit të FBI. Kjo protestë është kundër atij që ka ideuar skenarin e asgjesimit të opozitës prej vitesh.
"Nëse protesta e mëparshme kanë qenë me fokus kërkimin e llogarisë maxhorancës, për gjendjen e rënduar ekonomike, korrupsionin, për faktin se largohen njefrëzit nga vendi, pas plasjes së skandalit McGonigal kur faktet janë atje zotëria është kapur me duart në kavanozin e marmalatës, kur zotëria është përlyer mirë e mirë, kur ka bërë diçka të pandodhur në 30 vite. Ky është një vend që i ka parë të tëra por skenarë të tillë nuk kemi parë ndonjëherë.", tha Bozdo.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
