"Profesionist me vlera njerëzore" Rrëfimi i veçant për artistin Ramiz Kovaçi nga e bija
Ramiz Kovaçi është artisti i madh, baritoni që ka ofruar interpretime të mrekullueshme. Martesës me bullgaren e bukur. Lindi në krujë më 1931 në një familje intelektuale. Ndoqi studimet e larta në Bullgari në Sofie. Filloi punën si solisti i parë në operan e Tiranës.
Rajna Kovaçi e bija e Ramiz Kovaçit në një intervistë në "Jeto me Orën" në RTV Ora foli për karrierën e të atit, gjithë çfarë ai la pas dhe për librin e botuar që i kushtohet atij.
Për Rajan i ati i saj, Ramiz Kovaçi vlerësohet "si profesionist por dhe për vlerat njerëzore".
Rajna Kovaçi: Është pedagogu që vendosi si lëndë këngën popullore në Institutin e Lartë të Arteve. Është një profeson shumë i vështirë për tu kapur. Libri përbëhet nga hijet e tij, nga gruaja që e deshi shumë deri në fund të jetës dhe nga leksione që janë shumë të vlefshme për studentët e institutit të lartë të arteve. Pozita që zuri babai im në artin e kulturën shqiptare ishte dhe kontribut i saj. Ka pasur një dashuri të madhe për Shqipërinë për Krujën, por dhe krutanët e vlerësuan vazhdimisht. E vlerësuan si profesionist por dhe vlerat njerëzore. Në shtëpi e kujtojmë çdo ditë, çdo minutë çdo orë.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
