Vasili-Nikollës: Po e shtyni situatën në provokative
Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka deklaruar në fjalën e tij në seancën parlamentare se gjatë saj po shtyhet një seancë provokative që nuk ka lidhje me procedurën.
Vasili i është drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla duke i thënë se ajo nuk është “pronare e parlamentit” dhe se nëse nuk i del dot “për zot” foltores nuk duhet të flasë për të.
“E gjithë hapja dhe fjalët që janë marrë në atë krah i keni lënë deri në fund. Nuk jeni ju pronare e parlamentit. Aleanca e grave nëse ka probleme t’i zgjidhë ne mënyrë institucionale, na e bëni jashtë çdo lloj procedure atë propozim. Është shkelje e procedurës dhe po i bëni shërbim një situate provokative.
Ju e kuptoni se nuk ka lidhje me procedurën. Zonjë ose kthehuni në normalitet ose gjeni zgjidhje tjetër. Ajo foltore duhet të funksionojë, nëse nuk i dilni dot për zot mos flisni për të”, tha ai.
