Kuvendi në errësirë totale, digjet pajisja UPS

Duket se një defekt teknik ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në sallën e Kuvendit ditën e sotme.

Sipas një njoftimi paraprak të dhënë nga Kuvendi bëhet më dije se është djegur pajisja UPS, e cila shërben për balancimin e energjisë në sallën e seancave plenare.

Pajisja UPS funksionon ekskluzivisht për sallën e seancave, për shkak të sistemin elektronik, ndërsa po punohet për zëvendësimin e pajisjes.

Ndërkohë, kryetari i PD Sali Berisha ndodhet në sallën e Kuvendit dhe energjia është ndërprerë pikërisht kur kryedemokrati është futur në sallë.

Kuvendi në errësirë totale, digjet pajisja UPS
Kuvendi në errësirë