Nisin përplasjet, protestuesit tentojnë të çajnë kordonin, hidhen flakadanë e shashka. Kundërpërgjigjet policia
Kanë nisur tensionet në protestën e opozitës e cila po zhvillohet para hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë.
Pas hedhjes së disa shashkave dhe flakadanëve, Policia e Shtetit dhe FNSH kanë përdorur skafandrat për të larguar protestuesit.
Ndërkohë që janë përgatitur edhe për të hedhur gaz lotsjellës, ndërsa në ambientet para Kuvendit ka ardhur edhe një makinë për hedhje uji.
Nga ana e tyre protestuesit dhe deputetët demokratë janë duke u shtyre me kordonin e policisë, ndërsa brenda ndodhet disa deputetë demokratë në errësirë, për shkak se kanë fikur dritat.
Më herët qytetarët që janë mbledhur sot para Kuvendit, në protestën e thirrur nga opozita i kanë bërë thirrje punonjësve të policisë që të dorëzojnë kapelet dhe uniformat dhe t’i bashkohen nismës së tyre.
“Policia, dorëzoni uniformat, dorëzoni kapeet, bëhuni me qytetarët, ne jemi këtu. “Rama ik!”. Poshtë diktatura, poshtë komunizmi, Rama ik! Ai nuk është Parlamenti i shqiptarëve por i kriminelëve. Këtu vendin shqiptarët! Rama ik!”, tha ai.