PS sfidon “revolucionin”, kërkon që Berisha të përjashtohet maksimalisht nga Kuvendi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2023, 17:50
Pas ardhjes së energjisë elektrike në Kuvend, mazhoranca socialiste ka kërkuar që të përjashtohet deputeti Sali Berisha nga Kuvendi.
Anila Denaj në fjalën e saj ka kërkuar përjashtimin maksimal të Sali Berishës nga Kuvendi, për shkak të gjuhës së tij.
Ajo tha se dokumenti për kërkesën e përjashtimit të tij nga seancat plenare është firmosur nga 27 deputetë të Kuvendit.
Kërkojmë përjashtimin e deputeti Sali Berisha nga Kuvendi me afatin maksimal që përcakton rregullorja. Lexon këtu firmosjen e 27 deputetë. Sali Berisha ka kaluar çdo kufi etik, duke cenuar dinjitetin e çdo ministre me një fjalor vulgar dhe deputetëve të shumicës.

