“Kam mesazhe dhe video erotike”, Berisha bën denoncimin e fortë: Jam Sali Berisha unë, por…

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama është i korruptuar, duke e cilësuar atë si një tradhtar dhe armik të opozitës.

“Kemi të bëjmë me një agjent shumë të rrezikshëm, një tradhtar të SHBA, një armik të egër të opozitës dhe demokracisë shqiptare. Në këtë rast, çdo dokument që unë disponoj dhe do të disponoj, do ti dorëzoj në organet kompetente hetimore.
Por përsëri kureshtjen tuaj për skena dhe për gjëra, mos kujtoni se ua plotësoj unë, kurrë. Unë kam një censurë të plotë për çdo video, mesazhi erotik që vjen për tu publikuar, nuk ndodh ajo.
Po ku shkoi ajo. Pse çfarë mendon ti, se do të them unë fjalët që thotë kryetari jot, mos e prit atë ndonjëherë. Jam Sali Berisha unë, nuk jam Edi Rama që ndal gratë sa herë shkon në fushatë elektorale. Nuk e bëj unë atë.
Nuk jam unë, ai që e di se ç’heqin ministret në mbledhjet e qeverisë me fjalorin prej rrugaçi që përdor dhe fjalorin. Kurrë mos i kërko tek unë.
Jam i detyruar të respektoj, pavarësisht se e dua apo nuk e dua, unë nuk mund të fyej publikisht një grua. Nuk dëgjova asnjë, përmenda emra unë aty. Asnjë emër. Po pse u djeg kjo gjë. Çfarë ndodh me këtë. Pse me këtë kërkoni të mbuloni ju marrëdhënien sekrete të Edi Ramës me McGonigal. Nuk mbulohet me këto. Është e turpshme.
Jeni jashtëzakonisht të keqorientuara.

Le të bëjmë një marrëveshje unë këtu. Cilës nga ju i ka djegur deklarata ime që unë të bëhem i sinqertë me ju.
Thoni pak, dhe unë të them, të vërtetën. Elisa, pyeti cilësi ka djegur më shumë që unë të bëj deklaratën që kërkoni. Cilës?
Po ka marrëzi si kjo mor. Unë thashë çfarë pësuat. Pse kam akuzuar McGonigal, ju i dilni zot këtu atij.
Pse me erotizmat e McGonigal doni të fshihni aktivitetin e tij, subversiv në Shqipëri. Me këto doni ta kaloni, jo nuk e kaloni ju dot me këto.
Latë nam në historinë e parlamentit.
Po ai zotëria, a e dini ju se ai ka nxjerrë viza për moldave. Është e sigurtë, të dalë të thotë jo. Po moj zonjë, po. Po mendo se edhe ajo ka një nënë ajo moldavja, një motër, një familje që ka qenë prekur.
A e futët vetë ju diskutimin në këtë temë? Ju e futët.
Ai është kapur në flagrancë duke nxjerrë viza për trafik femrash. Ai që keni ju kryetar grupi. Po mor po. Ai nuk ka të drejtë kurrë të ulet në parlament.”,
tha Berisha.

 Ndërkaq zhvillimet brenda Kuvendit po ndoiqen me interes edhe nga protestuesit jashtë të cilët po e shohin në ekran led wall ate qe po ndodh në Kuvend.