“Blindohet” hyrja e Kuvendit, nuk lejohen brenda 8 deputetë të opozitës, Boçi: Vendim i Ramës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2023, 17:04
Një situatë e çuditshme është krijuar në hyrje të sallës së Kuvendit të Shqipërisë, ku deputetët e përjashtuar të PD-së nuk po lejohen të futen brenda nga Garda.
Boçit i është dorëzuar një letër ku thuhet se ata janë të përjashtuar nga seanca dhe komisionet parlamentare për 10 ditë.
Boçi: Ky është vendimi i gjykatës politike i drejtuar nga Rama me mëkëmbëse Lindita Nikolla. Këtu thotë se kanë marrë vendimin për përjashtim nga pjesëmarrje në seancë plenare dhe komisione parlamentare për 10 ditë të deputetëve të opozitës. Askund nuk thuhet se nuk lejohemi në sallë, por vetëm se jemi përjashtuar.

