Dosja "Babale"/ Shtyhet sërish seanca ndaj Salianjit, deputeti në një aktivitet në Vlorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2023, 11:07
Seanca e rradhës ndaj deputetit të PD-së Ervin Salianji për dosjen "Babale" është shtyrë sërish.
Gazterja e Ora News bën me dije se Salianji nuk është paraqitur në seancë, por ndodhet në një aktivitet në Vlorë.
Në seancë nuk është paraqitur as avokati mbrojtës i Salianjit, Ledio Braho.
Braho ka paraqitur një kërkesë për shtyrjen e seancës.
Gjykata e Apelit vuri në shqyrtim kërkesën e avokatit të Salianjit dhe nuk e pa kërkesën të arsyeshme.
"Duke qënë se jemi para zgjedhjeve kjo situatë mund të përsëritet. Këtë herë do ta marrim parasysh kërkesën për shtyrje, por nuk duhet të ndodh më, ose në të kundërt Salianjit do ti duhet të marrë një mbrojtje tjetër," deklaroi trupa gjykuese.
Seanca e rradhës u shty për në 7 mars në orën 9:30.
