Gashi: Protesta e djeshme nuk ishte për ta rrëzuar Ramën në një ditë, do të faktorizohemi përditë

Në një intervistë për RTV Ora, analisti Shpend Gashi u shpreh se protesta e opozitës nuk kishte një qëllim final për ta rrëzuar Edi Ramën brenda ditës.

Ai tha se momenti i vetëm ku u frikësua gjatë protestës ishte kur i disa simpatizantë po gjuanin me bojë dhe shashka drejt kryeministrisë.

Gashi: Kam qene vetë pjesë e protestës, në fillim u shtuan njerëzit, dhe pas disa fjalimesh, disa filluan të largohen. Por nuk është se kjo e zhbëri protestën dhe ajo nuk kishte një qëllim final për ta rrëzuar Edi Ramën brenda ditës. Këto janë retorika të hedhura nga kampi kundërshtar, në përpjekje për ta zbehur revoltën e qytetarëve. Hipokrizia e kampit socialist është lebetitëse. Momenti i vetëm ku i frikësova gjatë protestës ishte kur i disa simpatizantë po gjuanin me bojë dhe shashka drejt kryeministrisë. Mendova se u zhbë kauza jonë. Doktori më qetësoi sepse lideri nuk iku.

Të gjithë ne që do të jemi aty përditë derisa të faktorizomi, edhe nga këto lobimesh e jashtme që lobojnë në vendin tonë. Politika jonë është e jona dhe jo e të jashtmëve, edhe pse i kemi partnerë strategjie. Sot kemi Sali Berishën non grata dhe kemi një shkëputje të marrëdhënieve me Yuri Kim, si dhe një sfumim nga ana e krahut të Alibeajt në PD. PD nuk i ka mbledhur njerëzit me aktivistin dhe nuk u bën presion me punën. Të gjithë kishin ardhur me vullnetin e tyre.