Berisha: PD-ja nuk e merr pushtetin me dhunë, por do të përdorë mosbindjen civile për të fituar
Kryetari i Partisë Demokratike doli sot në selinë blu ku zhvilloi një takim me Kryetarët e Degëve të Tiranës, LDG dhe FRPD u shpreh se PD nuk e merr pushtetin me dhunë.
Berisha tha se ai është institucion krimi që ka ndikim të madh në mbajtjen e këtij regjimi dhe ndikon e mbron trafiqet e drogës.
Berisha: Ne nuk marrim pushtetin me dhunë, nuk jemi forcë staliniste. Por do të përdorim të gjitha mjetet e mosbindjes civile që qytetarët të votojnë të lirë. Ky është zotimi dhe fitorja jonë. Ministria e brendshme është ministria e familjes, sepse aty është emëruar partneri i Delinës dhe aty manipulohen të dhënat e qytetarëve dhe organizohen trafiqet. Aty ardivelitë kurdisin kurthe ndaj opozitës.
Ai është institucion krimi që ka ndikim të madh në mbajtjen e këtij regjimi dhe ndikon e mbron trafiqet e drogës. Ndaj duhet mosbindjes civile dhe opozita ka punë direkte me të.
