Meta: Populli s'do lejojë më që nga zyra e kryeministrit të dali mjerimi e shpopullimi i mijëra shqiptarëve

Kreu i PL Ilir Meta ka bërë sërish thirrje për protesta duke i dhënë fund kohës sipas tij, kur nga zyra e kryeministrit del vetëm mjerim, shpopullim e dëbim të mijëra shqiptarëve.

"Populli nuk do të lejojë më kurrë, që zyra e Kryeministrit të prodhojë vetëm mjerim, që shpopullon vendin dhe dëbon qindra mijëra shqiptarë dhe sidomos të rinjtë dhe fëmijët nga Atdheu i tyre," tha Meta.

"Edi Rama do të japë llogari deri në 1 për të gjitha shkeljet e kushtetutës që ka bërë. Do të japë llogari për të gjithë ligjet e nismat e refuzuara të opozitës në kuvend. Rama do të japë llogari edhe për bllokimet e komisioneve hetimore në kuvend, sepse ka frikë nga hetim. Do të japë llogari për përjashtimin e deputetëve nga kuvendi në mënyrë staliniste," tha Meta dje në protestë.