Lela: Rama po i shmanget përballjes në parlament, kjo nuk na ndalon të protestojmë
Drejtori i Komunikimit pranë Partisë Demokratike Alfred Lela në një intervistë për “Ora Neës” dha detaje nga organizimi i protestës së opozitës pasditen e sotme para Parlamentit.
Ai tha se pankartat do jenë simbolikat dhe mesazhet e kësaj proteste.
Lidhur me mungesën e kryeministrit Edi Rama në sallë Lela tha se:
“Kjo nuk është një gjë e re, pasi kryeministri nuk i ndalon asnjëherë udhëtimet e tij me charter duke shpenzuar paratë publike.
Është një shmangie e tij nga përgjegjësia, por kjo nuk e ndalon opozitën të organizojë protesta dhe të lkërkojë me forcë dorëheqjen e këtij kryeministri dhe kësaj qeverie që kryefjalë të sajën ka korrupsionin dhe varfërimin e vendit.
Ideja është për të luajtur me simbolikat për gjërat që ndodhin.
Për arsye të revoltës prej pamundësive, bullizmit qeveritar por dhe mosmarrjes së përgjegjësive para ngjarjeve që janë të sakatuara, në rastin e fundit, në aktpadinë e departamentin e drejtësisë së SHBA-së.
Ne e shohim protestën e sotme si një lloj vazhdimi të së shtunës. Një pjesë e pankartave simbolike do të jenë të së shtunës.
Parlamenti do të jetë në njëfarë mënyrë ai që do të shpërfaqet me simbolikën e protestës," tha ai.