Berisha: Hapjen e revolucionit tonë dje përcollën gjerësisht të gjitha mediet e mëdha botërore
Kryetari i Partisë Demokratike doli sot në selinë blu ku zhvilloi një takim me Kryetarët e Degëve të Tiranës, LDG dhe FRPD.
Berisha tha se hapja dje e revolucionit të opozitës, me një protestë aq madhështore ka pushtuar të gjithë mediat e botës.
Berisha: Në dhjetor mediat e botës e dhanë lajmin gjerësisht protestën tonë, por mbizotëroi lajmi i atentatit që ata bënë. Megjithatë në dhjetor pati edhe nga ata që thanë se ishin tensione të brendshme politike. Koha provoi se ne dolëm për të vërtetën në rrugë, për të ju thënë të vërtetën liderëve evropiane se çfarë përfaqësonte Edi Rama. Se koha provoi se ne bëmë një nga veprimet më të goditura, më të duhura të ekzistencës tonë.
Zhvillimet e mëpasshme, faktuan se ky individ, ky njeri dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë nuk njohin asnjë kufi, asnjë normë, asnjë ligj, asnjë moral. Nuk ndalen para asnjë veprimi për hir të pushtetit të tyre të krimit. Hapja dje e revolucionit tonë, me një protestë aq madhështore ka pushtuar të gjithë mediat e botës. Agjencitë më të mëdha, por tani siç ishte Shqipëria në mesin e ciklonit gjatë dy javëve, në protestën tonë, në lajmet, ishte Edi Rama me McGonigalin, që kishte korruptuar dhe e kishte porositur si vrasës me pagesë kundër opozitës. Nuk kishte sukses më të madh në arenën ndërkombëtare se sa ky. Protestën tonë e përcollën gjerësisht të gjitha agjencitë, të gjitha mediat e mëdha të Amerikës, Evropës, Kanadasë dhe vendeve të lira.
