Meta fton qytetarët: Nesër, 13 shkurt, ora 17:00, të gjithë në protestë para Kuvendit!

Ashtu sikurse edhe kryedemokrati, Sali Berisha, edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka ftuar qytetarët në protestën e nesërme të opozitës.

Meta ka shkruar në Facebook, krah një video nga protesta e djeshme se të gjithë do të jenë ditën e nesërme para kuvendit në orën 17:00.

Meta: Shqipëria mbi gjithçka! Nesër, 13 shkurt, ora 17:00, të gjithë në protestë para Kuvendit!

Ndërkohë që pak minuta më parë, kryedemokrati Berisha dhe se e djeshme ishte nisja e revolucionit demokratik dhe se nesër do të protestohet para kuvendit si një institucion i kapur nga Rama.