Romir Zalla në “Osman Taka”, drama e një legjende në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2023, 09:46
Në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” këtë fundjavë në datat 10-11-12 shkurt në ora 19:00, vjen drama e “Osman Takës”.
Për të mësuar më shumë nga kjo shfaqje i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora ishte i ftuar aktori i mirënjohur Romir Zalla, i cili rrëfeu detaje nga Drama Osman Taka, e cila i kthen sytë nga ngjarjet dhe personazhet historike qё tashmë janë kthyer në legjendë.
Një legjendë dhe një hero që prej shekujsh vazhdon të frymëzojë breza të tërë, me luftën ndaj pushtuesve, në mbroitje të identitetit kombëtar dhe familjes shqiptare.
Te “Osman Taka”, Romir Zalla gërsheton talentin e tij si artist-vallëtar, me sfidën që ai i bën vdekjes.

