Sanremo 2023/ Violonçelisti shqiptar Iljard Shaba që shoqëroi Anna Oxa-n në skenë rrëfen emocionet
Festivali i këngës italiane Sanremo 2023 shënoi një rekord teleshikueshmërie e ndjekësish në rrjetet sociale sa nuk shihej prej viti të largët 1995.
Na pëlqen ose jo, familje, të rinj, fëmijë e gjyshër formuan 66% të ndjekësve virtualë dhe mbi 80 milionë italianë teleshikues në botë!
Sanremo 2023 solli në skenë këngëtarë të rinj, bashkoi publikun tradicional me të rinjtë e plataformave muzikore që kanë shije të ndryshme.
Shqipëria u përfaqësua në këtë festival me Anna Oxa-n dhe violonçelistin Iljard Shaba, dy artistët shqiptarë rrëmbyen vëmendjen në mbrëmjen e katërt të Sanremos.
Për më të mësuar më shumë nga kjo përvojë, i ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora i ftuar ishte vetë protagonisti i këtij spektakli, Iljard Shaba.
Violonçelisti shqiptar foli për këtë sukses jo vetëm personal, por edhe të vetë festivalit më të dashur për shqiptarët dhe që u cilësua si një ndër edicionet më të ndjekur të të gjitha kohërave.
Në “Sanremo 2023” nuk munguan mesazhet sensibiliuzese për mëmësinë, kthimi i Carla Brunit në Ariston, thirrja e këngëtarëve për legalizimin e drogave të lehta/

