Italia voton për 2 drejtuesit e rajoneve më të mëdha, 12 milionë italianë shkojnë në kutitë e votimit

Italia voton këtë diel dhe të hënën për të zgjedhur drejtuesit lokalë të 2 prej rajoneve më të mëdha në Gadishullin Apenin. Pavarësisht se numri i personave me të drejtë vote në rajonin e Lazio dhe Lombardisë është 12 milionë, vihet re një pjesëmarrje tepër e ulët e tyre në votime.

12 milionë italianë janë thirrur këtë të dielë e të hënë më 13 shkurt për të votuar në dy rajon të mëdha Lazio e Lombardia.

Nga vota e tyre do të dalin kryetarët e rinj të bashkive në 1504 komuna, si dhe dy Guvernatorët që do të drejtojnë këto dy rajone. 

Këto zgjedhje përkojnë pas 100 ditëve të para të qeverisjes së djathtë, dalë nga vota politike e 25 shtatorit e për të kuptuar nëse opionini i italianëve ka ndryshuar apo konfirmon rezultatin e 2022.

Ministria e Brendshme Italiane informon se pjesëmarrje në ditën e parë të zgjedhje ka qenë mjaft e ulët.

Në rajonin e Lazios, garojnë për postin e Guvernatorëve Alessio D'Amato, Francesco Rocca, Donatella Bianchi, Rosa Rinaldi e Sonia Pecorilli. Këshilli rajonal i Lazios është i përbërë nga 50 këshilltarë.

Për rajonin e Lombardisë garojnë Guvernetaro aktual Attilio Fontana, Pierfrancesco Majorino, Letizia Moratti e Mara Ghidorzi. Këshilli Rajonal lombard është i përbërë nga 80 këshilltarë.

12 milionë qytetarë kanë kohë deri më ora 15.00 të ditës së hënë për të votuar.